Lidhje Lajme Kontakti Rreth Nesh Privacy Termat FAQ Postoje Dergo Ftesa Favorite
Indeks Antare Blog Foto Video Kenge Grupime Reklama Evenimente Sondazhe Forumi Artikuj Vizato chat

NE KERKIMIN E MUZES SE HUMBUR

 
New Topic
Post Reply
Flag/Unflag
 
  • Author
  • Message
 
gazmend

posts: 2

Mar 08, 2009 14:55    Quote
Points: 0   Vote

Gjersa isha ne ikje dhe largohesha nga paqja e trishtueshme servile ndieja lodhje dhe merzi. Kisha vene re se ndodhte shpesh te lexoja poezi mistike, per te cilat thosha me pas: ku jam une eshte Fati. Ose ku e gjeta muzen mistike per ta pare ate rrotullim ne Fat. Dhe gjithmone mendoja: pse nuk isha larguar pak me heret, ose pse nuk kishte shkak te lexoja poezi mistike, qe te kerkoja muzen ne kohen e humbur. Por, largimi ishte shkak qe kerkonte rrotullim dhe shkaku spontan ndoshta sjell Fat. Keshtu njeriu eshte I detyruar te enderron Brenda rrotullimit shijen e Fatit dhe ta prese ardhjen e Fatit ne ardhmeri.

 

E ndieja se isha nervoz: here me te tjeret, po me shume me veten time. Ndoshta isha une vete qe e krijoja kete mbytje. Ishte mendja ime e lire, se ciles I dukej e padenje qe imami te dilte te personifikonte jeten qe me pahiri eshte verberuar ne labirintin e korridoreve te fronit te Reisit ne Piramiden e Keopsit.

 

 

TASH PERSERI KTHIM

 

Ku e di une se a eshte ky "Liber" aq i denje per botim? Ajo cka une do ta permbledh ne kete liber eshte shpalim i jetes sime dhe shitje e dhembjeve qe te mos lengoj nga frika… Te mos e le vetveten ne ankth; ne verberine e jetes, dhe publikun ne terr, ne tymin e Iblisit.

 

Behet mire nese (nuk) I ndezi fletet e shkruar te ketij "Libri". Une e pergatit librin e pare. "Libri" (nese) del Neser, Une dhe shkrimi im do te jemi ne skene. Mua, fundja, askush nuk me njeh, por fletet e shkruara do t'I shploje para publikut Libri, ku do te me duket shpirti I imamit I veshur me driten e Zotit, qe do te me beje te "famshem" pas vdekjes(?). Por vetem dicka. Punet dhe mendimet e nje imami jane librat e tij qe paraqesin vleren e tij ne shoqeri.

 

"Dituria pa vepra eshte marrezi e vertete, kurse vepra pa dituri as qe mund te ekzistoje", thoshte imam Gazaliu. Pra, une jam "karrieriste", pervec kur rri prane tavolines dhe e lexoj imam Gazaliun si me keshillon:"Do te jesh I mallkuar, nese gjumin tend e ke flijuar qe (me kete "Liber") te arrish pozite te laverdishme, pasurim dhe tejkalim te shokeve te tu, mjeri ti, dhe prape mjeri ti!"

 

Te ndjekish me kujdes dinamiken e kesaj keshille, qe eshte nje altruizem I fuqishem ne thesarin islam, do te thote te mos heqish dore nga puna e krijimit, sepse pikerisht me kete do ta forcosh dhe gjallerosh mendimin Islam, do ta perhapesh idene e lirise dhe "Do ta pengosh e do ta shkaterrosh epshin, I cili shpie vetem kah e keqja, dhe, nese pershkohesh me kete ndjenje, I lumi ti! - perfundonte ne keshillen e vet imam Gazaliu.

 

Qe te mos heq dore nga puna e krijimit, mesova mire e mire disa lemenj te Islamit dhe biografine e bujshme te Pejgamberit, qe te jem me afer thesarit Islam dhe me afer Allahut te madherishem, kurse jeta tragjike e mendimtareve Islam do te jete shembull I mire per mua qe ende nuk e kam botuar "Librin". Megjithese ne "Liber" dukem se orvatem me lloj-lloj menurash, jeta ime ka vetem nje qellim." Une deshiroj me gjithe qenien time qe te arrij nje pikesynim te madh. Kushedi se a do te vije dita te shkruaj ndonjehere per kete qellim. Me sa mund ta marr me mend sa e rende do te jete dalja nga labirinthi I Iblisit, aq me teper do te mund te pershkruaj boshtin e ideologjise Islame. Po punoj per kete gje me zell, pa u ndalur nga asnjera prej atyre shigjetave te shpeshta, qe I gjuanin matrapazet e klanit te inkuzicionit ne mendimin e lire Islam.

 

 

Ne qofte se flase per njerezit e klanit te inkouzicionit, atehere kjo pse jam I detyruar t'I permbahem ndergjegjes njerezore, drejtesise dhe sacrifices, te cilat me kane larguar nga ombrella e klanit te inkouzicionit:"Interesi Islam eshte interes I fronit te Reisit ne Cairska 52". Kjo ombrelle e ka ngulfatur metodologjine e veprimit Islam. Ndoshta, ky eshte shkaku pse largimi im ze fill duke u ngulfatur bashkesia e muslimaneve ne felliqesirat e matrapazeve te klanit te inkouzicionit.

 

Bota e jashtme, sipas Ali Sheriatit, per syte e nje individi, eshte nje fotografi e shoqerise se vet, ashtu si edhe pozita e tij sociale, qe reflektohet ne pasqyren e realitetit dhe subjektivitetit. Ndersa, sa I perket jetes sime, une jam I vetedijshem se "Libri" im qe eshte I ngjyrosur me Fatin dhe fjalen e shkruar, shpreh pozicionin dhe rrefimin per nje shoqeri, qe me pahiri eshte verberuar ne labirinthin e Piramides se Keopsit. E edhe une jam future ne labirinthin e kesaj verberie, por jo edhe vizioni Islam I shprehur ne kete "Liber", e ky I fundit eshte qe ai te me mbroje, se neser askush s'do te di cili isha une, e edhe une, fundja, do te vdes. Domethene, si sherim te vetem dhe me te madh do ta kem vdekjen. Vdekja eshte ilac I Zotit dhe melhem qe I vendohet njeriut nje here ne jete. Dhe, gjersa te vije ky melhem, edhe une jetoj dhe veproj Brenda nje pellembe toke. Kam, ne fund te fundit, nje grimce shprese, ku kapem dhe enderroj, pastaj e pres Fatin qe ta rrenon Piramiden e Keopsit!

 

Fati me ngjyren e shkrimit ne "Liber" nuk eshte pune immediate, nuk eshte pune inkouzicioniste, partiake, perkundrazi, eshte pjelle e individit ne shoqeri, qe di ta dalloje te miren nga cdo gje tjeter dhe ta percaktoje, qe nuk pranon nga jashte t'I percaktoje e t'I imponoje klani I inkouzicionit se c'eshte e mire, e keqe, e moralshme a e pamoralshme, keshtu qe ai (individi) si kriter per vleresimin e veprimeve te njeriut e merr ndergjegjen dhe vizionin Islam, e jo dekorin e fese se inkouzicionit qe eshte pjelle e labirinthit te Iblisit ne Piramiden e Keopsit.

 

Nje here ne "Flake" pata shkruar:

"Ne natyre: njerezit vijne e shkojne. Kjo eshte jeta… Toka… Aty ku lind e vdes trupi, ku krijohet e rrenohet arti. Kurse nuk lind e nuk vdes Fati me ngjyren e shkrimit ne leter, nuk plagoset e nuk rrenohet vetem Fati. Vetem LIRIA…

 

 

PENDIMI ESHTE PASTRIM I SHPIRTIT

 

 

Vitet po ikin e une Brenda kater mureve I vetmuar gjykoj. Nuk me kujtohet saktesisht. Ishte para kater viteve. Por gjithnje, a jam I obliguar ta shkruaj vitin..? Sonte me kujtohet vetem "Parku I bekuar"! Kush e di per te saten here edhe sonte therras: "O lidera, o byrokrate, o efendilere, o bakllavamena… Vetem nje armik e keni - ata e njohin me mire se sa e njeh ti, o Musa!" Valle frikesohen? Une e di. Per arsye se une isha midis njerezve filistine te konvertuar ne puthadore "patriote". Krejt ajo ishte detyre e "shenjte"…Aksiome. Dogme… Cdo gje ishte ashtu sic ishte. Besa edhe idealizem. Metafizike e vetekenaqesise. Po edhe sensualizem. Art. E gjithe kjo ishte ankth. Neveri. Makebth. Burg. Legjende. Trendafil. Dashuri. E cka nuk ishte?

 

Pse dhe sa isha I konvertuar ne misionin e "shenjte"? Kisha ngrene frytin e parajses. Sepse vetem atehere une u shtangova dhe ndjeva turpin. U gjunjezova ne dheun tim pa me terheq zvarre drejtesia. Sepse; ne boten e vetmise, ndjeva se me pushtoi drithme frike. E cuditshme ishte kjo ndjenje, here e gjalle, here e permotshme. Duke pritur te ma sjell pendimin. Kisha vene re se friken e zevendesonte vetem pendimi dhe pastrimi I shpirtit.

 

Pasi u thellova me kujdes ne forcen e ketij pendimi, qe eshte nje nga me te sinqertit ne boten e vetmise, kuptova se ai perbehet nga tri impulse. Casti i pare: pasi e theva ligjin e Zotit ne parajse, Zoti me dha liri, aq shume sa me zbriti ne toke, e me tha: Djalli dhe epshi yt jane armiq te perbetuar ne jeten tende.Casti I dyte: Pasi e pashe trupin lakuriq, Zoti me dha sens aq shume sa ndjeva turpin, e me tha: Largohu nga parajsa, meso (tre here). Dhe, ne castin e fundit une e bera nje zbulim. Casti I trete: Pasi me pushtoi nje drithme frike, Zoti me dha fuqi dhe u pendova, e pastaj e gjeta veten ne toke, ne teater… Por aty s'isha regjisor dhe s'kisha as vule. Te regjistroje e te c'regjistroje artiste. T'I ngjalli, t'I vdesi, prape t'I ngjalli per t'I vdekur perseri. Mos valle, do te me kuptoni gabimisht?

 

 

REBELIMI OSE RETROSPEKTIVE

NE QENDRIMET DIVERGJENTE

 

 

A e dini ju se s'ka gje me te neveritshme sesa ta shpjegosh idene e inkouzicionit ne Cairska 52 dhe aq me pak rrethanat qe e kane imponuar fronin e Reisit ne shoqerine qe bene perpjekje per ta rrenuar Piramiden e Keopsit?

 

Valle, une a nuk isha dhe si isha ne skenen ku binte vetem nje shuk drite, ne teatrin e artit absurd te nje auditori. Nuk ka dyshim. Por aty nuk isha filistin dhe puthador. Ne kete jam I sigurte me shume se shtateqind mije here… Perndryshe do te isha filistin dhe puthador. |Nuk do ta shkruaja kete "Liber". Nuk do te rebelohesha (pendohesha). O Zot! U ka mbetur vetem nje atu te me sulmojne: rebelimi! Po cka ndodhi me faktin qe deshmon se gati shtate vjet po behen qe kur puna dhe shkrimi im akuzohen per rebelizem. Cfare njeriu do te isha sikur te mos me konsideronin here pas here te rebeluar. O Zot! Une u pendova dhe e hudha rebelimin vetem ne shkrim. Per inat te inkouzicionit dhe fronit te Reisit. Per te deshmuar lirine e mendimit ne leter. Pse? Une e di. Ckado qe te shkruaj, nuk u pelqen ithtareve te inkouzixionit. Ata nuk me duan, me duan te heshtur dhe vetem ne forme imam, qe do te thote te vdekur per se gjalli!?

 

Une isha I vetem, mendimi I lire Islam nuk I bindet shkopit te dirigjentit, kurse kundruall une nuk dirigjoja me asnjerin nga instrumentet ne orkester… Por atebote, a me mungonte guximi (apo ishte dicka tjeter ne pyetje) qe nuk u futa ne lufte kunder qendrimit puritan?… Mendimi i lire Islam eshte shprehje e vullnetit te Zotit; prirje abiljane. Te kesh guxim te dalesh ne skene dhe ta nxjerrish aty vyrtytin e drejtesise. Ndoshta shkrimet e ardhshme do ta dekonspirojne ne njefare menyre qendrimet divergjente dhe perimtimin e shkaqeve, sepse vetem atehere behet I padurueshem inkouzicioni I cfaredo tipi e lloji nga te qendruarit indifferent pikerisht para labirinthit te Reisit ne Piramiden e Keopsit.

 

Te vesh xhybe dhe callme, te akumulosh ne vetvete avanturizem intelektual dhe te mbeshtetesh ne fronin e inkouzicionit, s'eshte progress Islam, eshte regres dhe shenje e ambicieve te semura patologjike per degjenerimin e natyres Islame, kurse para audotiriumit ne TV te eksponohesh vetem si nostalgji, me xhybe dhe me callme, madje si dirigjues I tille t'I imponohesh pa pergjegjesi subjective Islamit, - ky eshte mekat. Dhe nuk eshte mekat I vogel. Qe mekati te jete edhe me I madh bashkohen semundja dhe vesi: perversioni dhe hipokrizia.

 

Te gjithe le t'I gezohen demokracise ne labirinthin e Iblisit, kjo eshte liria dhe e drejta e gjithsecilit. Nese edhe mua si njeri me takon nje trohe liri, atehere e shfrytezoj lirine te them se kurre nuk kam qene me I gezuar sesa kur e humba durimin per t'I degjuar sloganet e demagogjike te Reisit ne fronin e inkouzicionit. Une tash perpiqem te jem vetem rebel I shkrimit per te shpetuar njerezit nga mallkimi I Reisit ne Piramiden e Keopsit. Kurse grupet e xhematit (popullit) nuk e dine se mjegullnaja te deperton ne mushkerite e bardha kur frymon midis puthadoreve te reisit te konvertuar ne "patriote" fetare!(?) O Zot! A vetem neser, si ushtria e faraonit ne detin e kuq, binden se ishin robber te epsheve dhe iluzioneve te tyre. Por atehere, a nuk eshte vone?…

 

 

UNE JAM SHENJE E IDEOLOGJISE

 

Guri, I fundit, a u hudh aty ku beri folene djalli, ne nje koder ne Meke? Njeriun (e jo djallin) duhet gjuajtur me gurez: jo pra, ne kodren e Mekes, por ne Cairska 52. Ne punetorine time per te pervetesuar boshtin e ideologjise Islame me ka ndodhur t'I fuse ne analiza mendimet e predikuesve te inkouzicionit. Fjalet kur hudhen si gures ne kodren e Mekes, prej zhurmes se madhe te haxhinjeve, ndodh te mos I degjoje askush, te humbin ne pluhurin e shkretetires, por kur I fute ne shkrim, pa etike dhe pa pergjegjesi, boshti I ideologjise Islame te jepe mundesi per analize te arsyeshme dhe ta zbulon shterpesine dhe perfeditetin e predikuesve te inkouzicionit. A ju ka ndodhur te degjoni sa bukur ligjerojne predikuesit e inkouzicionit ne tribuna, ne TV, para tabutit te xhenazes (qe rri shtrire mbi pllaken e bardhe te gurit) qe pret te mbulohet me dheun e zi), po pse nuk kane kreacion dhe pune konkrete aq shume sa ligjerojne…? Predikuesit e inkouzicionit nuk dine te punojne me kreacion dhe pune konkrete. Ata punojne me prepotence dhe me qendrime pragmatike per te pergatitur kurthe per kundershtaret e inkouzicionit ne labirinthin e Iblisit. Domethene, ligjeraten e kane vetem akt te diversionit mbase ata mbeshtetjen e kane ne "sovranitetin" e Piramides se Keopsit!

 

Predikuesit e inkouzicionit ne Cairska 52 vetem atehere kur ne pyetje eshte kreacioni dhe puna konkrete jane apolitike dhe me prepotence te vazhdueshme kundershtojne ideologjine Islame. Mirepo, qendrimi apolitik dhe mbyllja hermetike ne labirinthin e fronit te Reisit kurre nuk kane mundur ta mposhtin distrikcionin e shpirtit te verber. A nuk po shihni se fije turpi nuk kane dhe deri kur do te binden se duhet t'ju nenshtrohen ligjeve te drejtesise Islame? Keta jane adaptuar ne fronin e labirinthit te Reisit dhe jane mesuar t'ia mbulojne njeri-tjetrit prepotencen me buzeqeshje te vizatuar, pikerisht si ne (Ali Imran 119 "e kur u takojne juve thone:"Ne kemi besuar"! E kur vecohen, ata nga mllefi kunder jush grisin majet e gishterinjeve. Thuaju:"Vdisni me ate mllef tuajin!" Allahu e di shume mire se cka bejne zemrat e tyre").

 

Une jetoj midis predikuesve te inkouzicionit dhe politikaneve te konvertuar ne demokrate "fetare", te cilet refuzojne me prepotence ideologjine Islame. Thuajse besimi islam, pergjegjesia dhe lufta nuk jane natyre dhe shenje e ideologjise. Por une nuk guxoj te them keshtu, se jetoj mes tyre… Keshtu mund te zemerohet froni I Reisit. Une them, feja eshte jete dhe gjithsecili e ka fene e vet, por ideologjia Islame eshte bosht I punes dhe eshte e vetmja qe e instrumentalizon botekuptimin fetar ne jeten tone praktike. Jo, veshtire eshte te thuhet keshtu, se a e dini cka e gjeti Sejid Kutbin dhe Ali Sheriatin, kur njerin e varren dhe tjetrin e mbyten. Ku e di une se cfare islami kerkon froni I Reisit ne Cairska 52: indiferencohen edhe kur ndokush tjeter (si gjaku I te reneve per liri) e dikton luften kunder pushtuesit slave! Ndoshta e kane pervetesuar "misticizmin" kolektiv aq shume, sa edhe kategorite luftarake te moralit Islam I'a nenshtrojne "ores se lige te sufizmit" pragmatic. Po te ishte keshtu, Zoti do te luftonte ne vend te Pejgamberit S>A>V>S>!?

 

Behet mire nese (nuk) bej shikim ne retrospektive. Dikur, ne vitert 1988 (sa kohe e larget, o Zot), shkrova SAFFS, dhe asocijoja ne njohjen dhe domosdoshmerine e metodologjise kur'anore, ne praktiken dhe ideologjizimin e fese islame. Shkrimi im thoshte: Une jam shenje e ideologjise. Une"jam nga masat te cilat, si pararoje e lartesuar I kane filluar lufterat ne epoken e histories; ata vdiqen dhe presin te vdesin". Ta citoje edhe nje here Ali Sheriatin:"Besimi, pergjegjesia dhe lufta jane natyra dhe shenja e ideologjise". Po te mos ishte keshtu, Ali Sheriati nuk do te vriteshte ne Londer. Ne kajro nuk do te varreshte Sejid Kutbi. Dhe gjaku me I mire I popullit tim nuk do te derdheshte neper rruget e Evropes! Mos valle, edhe tash nuk po e kuptoni se cka eshte ideologjia?

 

Feja Islame nuk eshte vetem fe, ndjenje dhe ritual qe permbaron vetem nje aspect te jetes, as nuk mund te themi se Islami eshte vetem thirrje morale, gjithashtu nuk mund te thuhet se Islami eshte vetem system per regjim, ose system per ekonomi, ose system per marrdhenie nderkombetare…"Te gjitha keto jane lemi te menjanuara prej lemive te shumenumerta te Islamit". Domethene, "Nese nuk e kuptojme natyren Islame si nje fe te kompletuar, atehere veshtire e kemi ta kuptojme cdo lemi te menjanuar prej lemive te shumenumerta te Islamit…"- thoshte Sejid Kutbi.

 

Dhe, ne fund, "Libri" (nese) del Neser, gjithe cka ne te eshte vetem art: Fat dhe Fitore!

 

 

 

 

 

 

 

BOTA E VETMISE

2

VETMIA ESHTE FAT I SHPIRTRAVE TE JASHTEZAKONSHEM

(Shopenhaueri)

 

 

Njeriun ne rrugen e tij evolutive e kane percjellur gjithmone pasionet. Ato shpesh jane kuptuar me euforine e epshit, prej asaj cka kemi qene, me lakmi per ate cka deshirojme te behemi dhe, per realizimin e kesaj deshire, pamja jone e jashtme mbulohet me pluhurin e pudres se Iblisit. Me kete dekor te Iblisit harrojme per Cka dhe Pse jemi? Nga fakti se pamjes sone ndaj Zotit nuk I perkushtojme asnje ore kujdes dhe rendesi. Nje kujdes I ketille, kur futemi ne boten e vetmise, ndihmon dhe lehteson reintegrimin e engjullores ne entitetin e shpirtit tone. Kete jo vetem qe do ta kemi thesar te shprehur dhe levizje creative ne jete, por edhe pasionet tona do te rrijne te shtruara, te vendosura e te padjallezuara dhe do te bejne gjume te rehatshem ne boten e vetmise, per te cilen jemi pergjegjes tere jeten, duke u kujdesur dhe duke shpresuar se kur nuk do te gabojme ne jete. Kujdes ne boten e vetmise!

 

 

C'ESHTE BOTA E VETMISE?

 

 

Ne realitet, bota e vetmise, per syte e nje individi, eshte nje fotografi e persekutimit shpirteror ose, me fjale te tjera, nje sjellje lakuriqe e shpirtit ne raftet e vitrines ku ballafaqohet me hijen e gjenive te botes, ashtu si edhe pozita e tij intelektuale qe reflektohet ne pasqyren e realitetit dhe subjektivitetit. "Vetmia eshte fat I shpirtrave te jashtezakonshem", thoshte Shopenhaueri. Boten e vetmise mund ta kuptoje vetem imazhi I forces se intelektit te individit dhe intuita e tij fitohet me ndergjegjen e formuar se askush nuk ben te vritet pas shpine!

 

Bota e vetmise, bote e fshehte dhe diskrete, bote e gjithe asaj cka nuk do te lejonim per ne te dihet, bote ne te cilen mendojme momentin kur nga qenia jone shperthen destrktiviteti, analogjia e Iblisit; erresira, e cila pershkohet me ankth pikerisht kur gjindemi Brenda kater mureve, sepse ajo atehere na sjell vetem ballafaqime te semura. Keto ballafaqime te padeshiruara prekin ate vend ne te cilin jemi lenduar dhe te dobet me se tepermi, prandaj goditjet e fatit, te cilat vijne permes kesaj vije, aq rend na prekin.

 

Krejt ajo e fshehte dhe misterioze, lindja, vdekja, transformimi dhe shume vdekje te vogla dhe lindjet e serishme, te cilat ne forma e klasifikime te ndryshme tipologjizojne jeten tone te sotme, - te gjitha keto jane pjelle dhe burojne prej asaj qe quhet bote e vetmise. Ndersa ajo eshte dera e mistereve - para se te zgjohen ndjenjat dhe pasionet tona, e ajo me shume eshte bote e iracionales sesa racionales, e erresires ku duket qe edhe dyert kane sy, ndersa muret veshe dhe pas te cilave rri hija e gjithe asaj cka ne jete e kemi bere, a nuk eshte dashur, ose; po, nuk e kemi bere, a eshte dashur ta bejme!?

 

 

KOHA PARA SE TE NGRYSET

 

Bota e vetmise kujton ne menyre sublime ndjenjat dhe pasionet e gabimeve tona, jo vetem prej atij casti kur gjindemi Brenda kater mureve, vet me vetveten, por edhe prej nje vargu te serive nga jeta e kaluar. Aty ke mundesi ta ushtrosh shpirtin dhe te vesh cdo gje nen kontroll.

 

Bota e vetmise eshte thellesia e brendshme dhe si dhembje rrenuese, qe banon ne jete, godet me shigjete helmuese vete entitetin e shpirtit tone, me te gjitha ato caste te jetes te cilat I kemi kaluar dhe shenuar si ore te KOHES SE LIGE. Prekja e ligeshtise ne boten e vetmise eshte thellesia e krizes sone, me ekzakte, aty shfaqet kauzaliteti I te gjitha thellesive te brendshme, te casteve qe kemi mbijetuar dhe qe presim te mbijetojme. Ketu eshte e vulosur ajo e njohura dhe e panjohura, aty gjindet dilemma me e madhe, faza e kontradiktave te cilat sjellin konflikte, e mepastaj vijne arsyetimet e njepasnjeshme, perkatesisht kur zgjedhim: TE MIREN ose TE KEQES!

 

Sa e mira aq edhe e keqja, ne menyre permanente, jane te njohura, qofshin edhe sa grimca ne peshoje. Keto dy kundershti te medha, perkunder qe mistifikohen ne boten e vetmise, jane sensibile dhe nje dite do te prekin ndergjegjen njerezore. Keshtu, meqenese e njohura eshte veprim I kryer - ajo shpesh nuk duron kurrfare arsyetimesh. Eshte shume e vertete se, kur vepron ne labirinthin e Iblisit dhe me njerezit hipokrit, nuk duhet te shpejtohet me arsyetime, sepse vet ngjarjet do te na zbulojne te verteten. Perndryshe, nese shprehim arsyetimet rreth te Mires dhe te Keqes, atehere kjo eshte marrezi e madhe, vecanerisht kur kjo behet "Ne rendin kabiljan qe bazohet ne monopol ekonomik, politik dhe ne monopolizimin e fese".

 

Nderkaq, sekreti I frikes dhe e panjohura, ne thellesiine e botes se vetmise, eshte Fati yne dhe ne jemi ata qe prej aty e sendertojme Fitoren dhe ardhmerine tone. Njeriu I races sone duhet t'I kundervihet rendit kabiljan dhe duhet te kete energji si edhe imazh te forces intelektuale per ta permbyse ate rend qe bazohet ne eksploatimin dhe roberimin e njerezve.

 

 

Futja ne lufte kunder rendit kabiljan (sipas Sheriatit), ma perkujton ate ironin e ketij iraniani mbi virtytin dhe drejtesine njerezore te Abilit. Nje virtyt dhe drejtesi njerezore prejudikon edhe pasusi I funditr I Sheriatit:"Domethene, me zhdukjen e Abilit, historia hyn ne epoken "kabiljane", e ne, qe te gjithe jemi pasardhes te Kabilit, pasi Abili asnjehere nuk u martua".

 

Indiferenca jone e plote ne skene sjell konformizem, ose arsyetime te njepasnjeshme, ne vecanti kur duhet te zgjedhur: te Miren (Abilin) ose te Keqen (Kabilin). Mirepo, kur nuk gjindet shtegdalje, duhet patjeter te percaktohemi per njeren ane, dhe t'I permbahemi pastaj atij boshti te pikepamjeve te formoluara e te pervetesuar ne boten e vetmise, keshtu qe, kur inkorporohemi ne rrjedhat e kohes dhe ne aktivitetin praktik te jetes, eshte gabim te thuhet se te gjithe kane zgjedhur anen e Mire, edhe pse te gjithe me zerin dekilarative pretendojne ne ate.

 

Per shembull, shfaqja e pasioneve egoiste, uzurpuese dhe perverse, sipas ithtareve te Kabilit, nuk jane ne kundershtim me parimet e te drejtes dhe te lirise se njerezve qe qyteterimi bashkekohor I ka te theksuara ne kodet e veta. Ndoshta pse ithtaret e races se Kabilit jane vete qyteterimi bashkekohor dhe, si zoterues te qyteterimit, kane karakter te dobet dhe jane te koorruptuar ne disfavor te se "Mires", apo pse keta posedojne edhe entuziazem qe eshte I njejte si ai I faraonit, I cili pati guximin dhe kete e deklaroi, perkunder njerezve te qyteterimit te sotem te cilet kete gje e fshehin.

 

Ata qe I shkruan keto kode jane mashtrues te shpirtit; keshtu I sherbyen Kabilit. Pse Abili ne start u mbyt dhe u be factor per te vertetuar gjithmone ne histori lirine, te drejtat dhe virtytet e njerezve. Raca e ithtareve te Abilit eshte e vertete se nuk u beson mashtruesve te shpirtit! Po te mos ishte keshtu, Pejgamberi S.A.V.S. nuk do te thoshte:"A qe ne rendin kabiljan thote: JO - do te jete bashke me mua ne xhenet". Kete e provon para Kalifit mendimtari I lire Islam, Numan bin Thabit dhe thote: "JO. Kjo JO ate e fut ne burg. A e dini ju se nuk u lind kot "Medh'hebi Hanefi"?

 

 

KOHA PARA SE TE GDHIJ

 

Ne boten e vetmise, sote me shume se dje, eshte ne levizje egjra dhe, mos kthimi ne Zotin, eshte me e keqja nga te gjitha, pasi ky ves njeriun e ben te roberuar aty ku ankthi e ka fjalen dhe ne forma te ndryshme e perveteson ne boten e hiqit. Ky pervetesim njeriun e peshon edhe ne nihilizem. Aty me nuk eshte ai cka duheshte te ishte! Po pse te jete?! Secili ne forma te ndryshme eshte korruptuar, ose eshte bere rob I pasioneve te percudshme, ose eshte pajtuar me ankthin e rendit kabiljan, mbase ky rend eshte pamja e jetes se tij dhe mbase ai eshte involvuar ne te me shume se dje. Ndoshta eshte aq I deshiruar ne te saqe mendja I eshte verberuar dhe aty me nuk sheh kurrfare shtegdalje. Kjo tashme eshte fotografia e tij e vertete, ne pasqyren e sotshme te botes se vetmise, me shume destructive dhe shume reale dhe relevante per Iblisin. A thua, valle, e kuptojme kete?

 

Ne kete ballafaqim vetkontrolla e gjertanishme behet armiku yne me I madh. Veni re: bota e vetmise shnderrohet ne Burgun e vetmise. Krejt ajo kunder te ciles luftojme: ne ate cast - jemi ne vet! Mirepo, impulsi per lufte eshte shume I forte, sepse e forte eshte edhe frika. Kush mund ta percaktoj se cilen skute te hipizmit na preferon, ndoshta aty ku do te mbesim pa themel, pa pikembeshtetje!? Ky eshte burgu I vetmise ne KOHEN PARA SE TE GDHIJ dhe behet mundim: "per gjithcka e per asgje". Mbi gjithcka rikumbon mendimi modern I materializuar ne stilin e Iblisit, me intence qe ky stil te bej degradimin e natyres Islame, te asaj shpirterores ne hic. Dhe mbi hic shfrenohen pasionet e kerkesave tona te percudtshme dhe kalohet ne stadiumin e idiotizmit. Provohet edhe me e keqja. Por…valle, a e kuptojme?

Pika e pare e gjakut cka u derdh ne toke, per ithtaret e Kabilit, verteton se lakmia per seks mund te kuptohet pushtet dhe fuqi, njejte sikur edhe parate, keshtu qe, me posedimin e ketyre dy gjerave, do te mund me mire qe ta zoterojme jeten ne boten e hiqit. Ky kuptim ne kokat e races se ketille te njerezve ngulitet me bindjen se do te mund t'I kenaqin pasionet e percudtshme ne stadiumine idiotizmit. Aty ku ben vetvrasje Kleopatra. Ata u nenshtrohen pikepamjeve perverse dhe lidhin besen me Iblisin pikerisht ne burgun e vetmise. Fundi I hicit eshte katastrofe e njeriut pa Iblisin.

 

Burgu I vetmise eshte I pershkruar bukur mire ne ngjarjen biblike per popullin e Lutit ne Sadum. Populli I Sadumit ishte I pasionuar pas puneve te ndyta: seksit oral dhe pederostise, qe deri atehere ishin te panjohura. Per kete arsye Zoti I dergoi tre engjej per ta lajmeruar Lutin se ka per ta zhdukur popullin e Sadumit. Ndoshta virusi I Sides per here te pare u sherua ne Sadum, ndersa gurezit e qiellit ishin si ilac. Zoti e pate denuar kete popull dhe e pate shkatrruar kete qytet me gurez. Tre engjej Lutit I thane:"Ti merri dy vajzat tua dhe largohu nga ky vend, kurse bashkeshorten tende lere ketu, se edhe ajo eshte me ata te pafete". Dhe Luti dy vajzave te veta u tha:"Mos u ktheni se, nese shikimi juaj edhe nje here bjen ne kete qytet, do te ngriheni, do te shnderroheni ne gurez".

 

Larga nga burgu I vetmise!

Copyright © 2010 Faqja.Com
Give me a woman who loves beer and I will conquer the world.
Kaiser Wilhelm